Histori “France-soir”: Ja kush i pajtoi Viktor Emanuelin dhe Zogun pas rrëzimit nga...

“France-soir”: Ja kush i pajtoi Viktor Emanuelin dhe Zogun pas rrëzimit nga froni

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“France-soir” ka botuar, të dielën e 20 korrikut 1947, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me pajtimin publik të Viktor-Emanuelit III dhe Zogut I, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Viktor-Emanueli dhe Zogu i Shqipërisë janë pajtuar

“Kajro, 19 korrik (A.F.P.). – Gjatë një pritje madhështore në Pallatin Mbretëror të Montazah, në Aleksandri, ish-mbreti Viktor-Emanuel i Italisë dhe ish-mbreti Zog i Shqipërisë u pajtuan publikisht.

Pajtimi, i cili ishte përgatitur nga mbreti Faruk, u bë para një turme të vërtetë mbretërish dhe princave të mbledhur me këtë rast.

(Kontaktet e para midis dy familjeve mbretërore u mundësuan falë fëmijëve (djalit) të mbretit Zog dhe nipërve dhe mbesave të Viktor-Emanuelit, të cilët ishin mësuar të luanin së bashku. Në vijim, të dy sovranët e rënë nga froni u takuan me njëri-tjetrin, thuhet, gjatë peshkimit me grep.)”

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania