Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e së hënës në qytetin e Durrësit, por edhe në kryeqytet.
Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, epiqendra e tërmetit ka qenë 16 kilometra në veriperëndim të Shijakut, me magnitudë 3.4.
Por ajo që e ka bërë me të fortë tërmetin në fakt është thellësia e vogël e epiqendrës së tij, vetëm 2 km nën tokë.
Nuk raportohet për dëme materiale, por banorët janë frikësuar, pasi e njëjta zonë u godit nga një tërmet 5.8 i shkallës rihter më 21 shtator, i cili shkaktoi dëme të shumta materiale, por edhe dhjetëra të lënduar.