Bota Policia gjermane iu bën një lutje të pazakontë hajdutëve pas grabitjes më...

Policia gjermane iu bën një lutje të pazakontë hajdutëve pas grabitjes më të madhe në botë

Policia gjermane u ka bërë publikisht një lutje hajdutëve të cilët vodhën stoli me vlerë një miliardë dollarë nga muzeu i Dresdenit.

Lutja ndaj hajdutëve është që të bëjnë ç’është e mundur që të mos i shkrijnë objektet me vlerë, por t’i mbajnë ashtu siç janë.

Hajdutët arritën të futen në orët e para të mëngjesit në brendësi të një muzeu në Dresden të Gjermanisë, pasi fikën sistemin e energjisë elektrike, duke çaktivizuar alarmet.

Pas hynë nga një dritare, ata shkuan vetëm te vitrina e muzeut ku mbaheshin stoli të lashta, diamante e gurë të çmuar, me vlera historike e që në total shkonin në gati 1 miliardë Euro.

Kjo është grabitja më e madhe në botë që është shënuar deri më sot.