Një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter tronditi vendin orët e para të kësaj të marte.
Tërmeti ra në orën 03:54 minuta dhe ishte me epiqendër 16 kilometra nga Shijaku dhe 34 kilometra nga Tirana. Thellësia e tërmetit ishte 10 kilometra.
Vetëm pak minuta më vonë, në orën 04:03 minuta, lëkundjet u pasuan nga një tjetër tërmet me magnitudë 5.3 të shkallë Rihter, me epiqendër 30 kilometra nga Tirana dhe 15 kilometra nga Vora, me thellësi 10 kilometra.
Të dy këto tërmete u pasuan nga lëkundje të tjera me magnitudë më të ulët.