Politika Flamuri shqiptar ulet gjysmë shtizë në selinë e NATO-s

Flamuri shqiptar ulet gjysmë shtizë në selinë e NATO-s

Flamuri shqiptar është ulur gjysmë shtizë në selinë qendrore të NATO-s, pas tërmetit shkatërrues që goditi mëngjesin e kësaj të marte vendin tonë.

“Flamujt e aleatëve tanë Shqipërisë dhe Francës janë ulur gjysmë shtizë jashtë zyrave qendrore të NATO-s, pas tërmetit në Shqipëri dhe në nder të ushtarëve francezë të rënë në Mali”, thuhet në një postim në Twitter të NATO-s.