Politika Gjermania: Me mendje te viktimat e tërmetit

Gjermania: Me mendje te viktimat e tërmetit

Solidarizimi me Shqipërinë e tronditur nga tërmeti është i madh. Gjermania e ka ofruar ndihmën e saj për të dërguar skuadra shpëtimi

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffan Seibert postoi në Twitter.

“Jemi me mendje te viktimat e tërmetit të rëndë në Shqipëri dhe vendet fqinje. Gjermania ka ofruar ndihmën e saj. Një ekip i Agjencisë Federale të Ndihmës Teknike (THW) është në gatishmëri për të mbështetur Shqipërinë në kuadër të strukturës së BE-së në përgjigje të krizave”, tha Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffan Seibert.

Sipas THË-së në gatishmëri është Njësia e shpëtimit të shpejtë për jashtë (SEEBA). “Nëse SEEBA do të thirret për ndihmë, këtë e vendos Shqipëria,” i tha Deutsche Welles të martën një zëdhënës i THË-së.

Njësia e shpëtimit të shpejtë për jashtë (SEEBA) përbëhet nga gjithsej 70 ndihmës që mobilizohen brenda gjashtë orësh. Njësia është e specializuar në gjetjen e personave të fshehur nën rrënoja duke vënë në përdorim qentë e zbulimit ose mjete teknike.

Ndërkohë edhe ministri gjerman i Evropës, Michael Roth, ka shprehur nëpërmjet një mesazhi në Twitter solidarizimin e tij me popullin shqiptar. “Mendimet e mia dhe solidaritet i sinqertë me njerëzit në Shqipëri që u goditën nga një tërmet i tmerrshëm”, shkroi politikani socialdemokrat.