Sapo keni mbyllur një natë të gjatë dhe të lodhshme dhe sot zgjoheni me kokën tym dhe të lodhur. Mëngjesi me vezë është një mëngjes i zakonshëm që të gjithë zgjedhim, por sot është dita të ndryshoni paksa rutinën tuaj, për shkak të ushqimeve dhe pijeve që keni konsumuar një natë më parë.
Disa ekspertë kanë thënë se akullorja është ushqimi më i mirë për mëngjesin e vitit të ri, pasi ju ndihmon të merrni veten pas një nate me alkool. Ndërsa një ekspert egjiptian zbuloi pak kohë më parë se pija që do t’ju ndihmojë për të marrë veten dhe për të larguar dhimbjen e kokës, është një lëng i bërë nga lëvozhgat e frutave, duke përfshirë mollë, portokalle.
Kjo pije mund të shërojë dhimbjen e kokës, nauze, lodhjen që përjetojmë kur konsumojmë sasi të mëdha alkooli.