Jo vetëm ndërtesat e reja, por edhe monumentet historike kanë patur pasoja të rënda.
Nga pamjet e para, duket qartë që edhe Kalaja e Krujës, një nga ka monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kombëtare ka pësuar të çara të thella në muret e saj shekullore.
Dëme sinjalizohen edhe në kalanë e Prezës, ndërkohë që lëkundjet nuk kanë shmangur dëmtime të rënda edhe në muret mijëravjeçare romake të qytetit të Durrësit.
Një listë paraprake ende nuk është përpiluar, por është qartë që dita e sotme do të shndërrohet në një ditë të zezë edhe për monumentet historike.