Politika Sot Dita e Pavarësisë/ Rama: Errësira do i lërë vendin diellit

Sot Dita e Pavarësisë/ Rama: Errësira do i lërë vendin diellit

Sot është 28 Nëntori, festa e flamurit, Pavarësisë që nuk e gjen Shqipërinë në një moment dramatik pasi tërmeti i para dy ditëve shkaktoi një tragjedi duke u marrë jetën mbi 30 personave, shumë të tjerë janë të plagosur në spitale, ndërsa fati i shumë të tjerëve ende nuk dihet nën rrënoja.

Qeveria e shpalli ditën e djeshme zi kombëtare, ndërsa ka anuluar të gjitha aktivitetet për festat e Nëntorit.

Kryeministri Rama shkruan se Dita e Flamurit hyri në errësirën që na rrethon nga tërmeti, por vetëm përkohësisht, përpara daljes së diellit. “Hyri Dita e Flamurit Kuqezi në errësirën që na rrethon përkohësisht, përpara daljes së diellit. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudoqofshin pa asnjë dallim” thotë Rama.