Nusja e ardhshme e djalit të kryeministrit Edi Rama, Gregor Rama, është një nga viktimat e tërmetit shkatërrues të së martës.
Këtë gjë e ka konfirmuar nga kryeministria rrjeti mediatik CNN.
“Kristi Reçi, e fejuara e djalit të kryeministrit shqiptar Gregor Rama, vdiq në tërmet me prindërit dhe vëllain e saj”, shkruan CNN më një shkrim për pasojat e tërmetit në vendin tonë.
Gregor Rama kishte postuar më herët në Instagram një histori, në të cilën shkruante se “mes shumë viktimave të kësaj tragjedie është edhe personi më i afërt për mua, së bashku me vëllain e saj, nënën dhe babin”, duke shtuar “u gjetën nën rrënoja.
“Vetëm zemra sheh mirë”/ Kristi me shpirt të bukur që humbi jetën në Thumanë