Komisioneri Europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic do të vizitojë Shqipërinë të mërkurën, për të mësuar më tepër mbi dëmet dhe problemet të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Kështu tha Presidentja e re e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. “Sapo fola me Kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili më tregoi për gjendjen e vështirë pas tërmetit. Kam respekt të madh për popullin shqiptar, që qëndroi i qetë pavarësisht rrethanave. Dua që ta dinë se Bashkimi Europian është në krah të tyre, me dhembshuri dhe veprime”, shkroi Von der Leyen në Twitter.
Just talked to the Albanian PM @ediramaal who told me about the difficult situation after the earthquake. I have great respect for the Albanian people who've remained calm despite the circumstances. I want them to know that the EU is at their side with compassion AND with action.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) November 30, 2019