Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vendosur të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pas tërmetit që la 51 të vdekur në vendin tonë.
Zëdhënësi i Kreut të Shtetit, me anë të një postimi në Facebook, njoftoi: “Në përgjigje të interesimit të vazhdueshëm të mediave në lidhje me një mbledhje të mundshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ju sqaroj se Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vendosur të thërrasë nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në orën më të përshtatshme, në varësi të situatës”.