Vijon solidarizimi dhe mbështetja konkrete për të prekurit nga tërmeti.
Në Krujë, organizata nga Maqedonia kanë hapur një mensë duke u ardhur në ndihmë me ushqime banorëve të mbetur pa çati mbi kokë.
Po ashtu, ata kanë premtuar se do të marrin në mbrojtje edhe Kalanë e Krujës, që pësoi dëmtime nga tërmeti.