Në datën 9 shkurt do të mbahet seanca për kërkesën e Serbisë për ekstradimin ose jo të Ramush Haradinaj.
Vendimi u mor sot në Francë dhe u konfirmua nga avokati Ariani Koci.
Lajmin për ditën e gjykimit të Haradinajt në Francë, e ka bërë të ditur avokati i tij në Kosovë Arianit Koci, i cili ka thënë se “lënda e sajuar dhe e motivuar politikisht nga ana e Serbisë, sot i është dorëzuar z. Haradinaj dhe mbrojtjes”.
“Seanca për shqyrtimin e lëndës ekstraduese, mbahet me datën 9 Shkurt 2017”, ka deklaruar Koci.
Haradinaj ishte arrestuar në Aeroportin e Bazelit në Francë, me 4 janar në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.