Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka qenë i ftuar në ‘Catalunya Radio’ në një emision dedikuar festimeve për 120 vjetorin e krijimit të klubit. Ai ka folur për atë çfarë e pret klubin në të ardhmen, kapitenin Leo Messi si dhe për trajnerin Valverde.
”Jam i shqetësuar për ditën kur Messi do të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Dua të rinovoj sërish kontratën me të, edhe pse ai ka ende shumë vite përpara. Ne e kemi folur shpesh për këtë. Nuk kam asnjë dyshim se Messi do ta mbylli karrierën e tij tek ne dhe kur ta kërkojë ai”, tregon presidenti.
”Valverde? Kam kaluar shumë trajnerë. Ata janë të gjithë seriozë, sepse të drejtosh një klub si Barcelona të bën të tillë. Këtu objektivi në çdo sezon është që të fitohet gjithçka. Ai e ka kontratën deri në vitin 2021, por në pranverën e ardhshme klubi ose ai vetë mund të vendosë për të mos ta respektuar, pra nuk përjashtohet largimi”, mbyll Bartomeu.