Artistja e njohur ndërkombëtare, Bebe Rexha udhëtoi drejt Shqipërisë këtë javë për të qenë pranë banorëve të prekur nga tërmeti në zonën e Bubqit dhe në zonën e Bizës.
Jo vetëm kaq, por Bebe u shfaq për herë të parë në një intervistë të mirëfilltë në ekranin shqiptar!
E ftuar në emisionin “Lart e Poshtë” të Eraldo Rexhos në RTSH, me gazetarin Andi Vrapi, Bebe iu përgjigj një seri pyetjesh lidhur me jetën e saj personale dhe karrierën.
E pyetur nga gazetari nëse prindërit apo familjarët i thonë “ardhsh me një burrë të mirë” sa herë vjen në Shqipëri, ajo përgjigjet: “Në fakt jo, këtë herë erdha shumë shpejt… por nëse këtu ka ndonjë djalë shqiptar beqar… të më telefonojë!”
“Unë e dua shumë kulturën time… prandaj dua të gjej një djalë shqiptar por që është shumë e vështirë në Amerikë!”, – tregoi Bebe, e cila e pyetur për dasmën u shpreh: “Unë dua një dasmë që zgjat 5 ditë, me lodra e tupana!”