Extra “Më zgjate dorën kur askush nuk më konsideronte”, Flori uron Enedën për...

“Më zgjate dorën kur askush nuk më konsideronte”, Flori uron Enedën për fitoren dhe zbulon një sekret

Mbrëmjen e kaluar Eneda Tarifa u shpall fituese e “Kënga Magjike”.

Me këngën e kompozuar nga Flori Mumajesi, ajo rrëmbeu trofeun e rëndësishëm duke shënuar një sukses tjetër në karrierën e saj.

Në një intervistë për “Iconstyle.al” Eneda tregoi se falë Florit arriti gjithçka dhe tani është radha që Flori t’i thotë dy fjalë këngëtares.

Nëpërmjet një postimi në Instastory, kantautori i uron Enedës fitoren me fjalët më domethënëse.

“Jo sepse fitove! Vitin tjetër dikush tjetër do jetë fitues dhe çfarë? Të njoh prej 20 vitesh dhe kur mua askush nuk më konsideronte, ishe aty dhe ma ke zgjatur dorën! Jam i vogël para teje, por ta them me bindje ti je aset. Urime zemër”, shkruan Flori.

Pra, Flori sapo na zbuloi se Eneda e ka ndihmuar këngëtarin në një moment që ai ka pasur nevojë.