Marbella (Spanjë) është vendosur pema më e shtrenjtë dhe më ekstravagante e Krishtlindjes në botë. Ajo kushton plot 14 milionë euro dhe është krijuar nga stilisti britanik Debbie Wingham.
Diamante, kristale Swarovski, shumë ar dhe bizhuteri të tjera të çmuara, e bëjnë me të vërtetë të jashtëzakonshme. Vlera e saj shkon rreth 11,9 milionë paund, pak më pak se 14 milionë euro.
Dekori i pemës së veçantë është krijuar duke ricikluar shumë stoli të markave më të njohura botërore si “Bvlgari”, “Chanel”, por ka edhe referenca për zbukurimet më tradicionale të Krishtlindjeve, siç janë engjëjt dhe motive nga baleti “Arrëthyesi”.
Me një vlerë të përafërt, kjo pemë e vendosur në hollin e Kempinski Hotel Bahia në Marbella, Andaluzi (Spanjë), së shpejti mund t’i rrëmbejë titullin e pemës më të shtrenjtë të Krishtlindjes në botë që mbahet nga ajo e vendosur në vitin 2010 në Emirates Palace të Abu Dabit.