Aktualitet Aksident tragjik në Peqin, ndërron jetë 5-vjeçari

Aksident tragjik në Peqin, ndërron jetë 5-vjeçari

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, një Fiat me drejtuese shtetasen K.L., 51 vjeç, banuese në Peqin, është përplasur me një Volkswagen me drejtues shtetasin H.S., 67 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është plagosur pasagjeri i mjetit “Fiat”, shtetasi i mitur L.S., 5 vjeç, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.