Politika Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio vjen nesër në Shqipëri

Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio vjen nesër në Shqipëri

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Itali, Luigi Di Maio, do të vizitojë nesër Shqipërinë.

Ministri italian do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe me Kryeministrin Edi Rama.

Në përfundim të takimit me Kryeministrin Rama do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp.

Ministri Di Maio do të kryejë edhe një vizitë edhe në kampin e çadrave pranë qytezës së Vorës si dhe do të marrë pjesë në ceremoninë e dhurimit të materialeve të nevojshme të shpëtimit për të përballuar katastrofat dhe situatat e emergjencës të dhuruara nga Emergjencat Civile italiane.