Politika “Rreziku kinez” për rrjetin 5G, qeveria shqiptare miraton memorandumin  me SHBA

“Rreziku kinez” për rrjetin 5G, qeveria shqiptare miraton memorandumin  me SHBA

Këshilli i Ministrave miratoi sot në parim të memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe qeverisë së SHBA-ve për sigurinë 4G dhe 5G.

Ambasada amerikane në mënyrë të vazhdueshme e ka shprehur shqetësimin e saj që Shqipëria të mos lidhë marrëveshje me kompani kineze.

Selia diplomatike amerikane pati deklaruar disa herë e se “siguria nuk mund të komprometohet apo të shitet”

Vendimi i sotëm i qeverisë

“V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËR SIGURINË 4G DHE 5G

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S  I:

Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për sigurinë 4G dhe 5G, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.