Kryeministri Edi Rama ishte sot në dy familje të prekura nga tërmeti, familjen Meçja dhe Gjana. Këto dy familje janë akomoduar në shtëpitë e reja, ndërsa kryeministri Rama premtoi gjithçka mundet për ta.
Ajet Meçja humbi tre njerëzit më të shtrenjtë, bashkëshorten, vajzën dhe mbesën, ndërsa tregon se dhimbja vijon të jetë shumë e madhe për këto humbje.
Ajet Meçja: Nëse mund ta ndaja kohën time midis vajzave të djalit në Itali, dosja që sikur të kishte një hapësirë ligjore që të më mundësohej ai pensioni që është parashikuar, nëse ka hapësirë ligjore
Edi Rama: Miku im, hapësirën ligjore e bëjnë njerëzit nuk e bën zoti. Zoti bën të tjera gjëra që ne nuk i kemi bërë. Kështu që çfarë të duash ti do bëhet si të duash ti do të bëhet.
Rama, ndërsa ka shprehur ngushëllimet e tij, ka treguar edhe një episod më të atin, Kristaqin.
“Kur shkonim në ndonjë rast vdekjeje në zonën e mamasë time, atje shoqërohej me këngë dhe vaje. Dhe im atë thoshte gjithmonë se kur të iki unë dhe të mos jem më, mos i lejo të tjerët të qajnë dhe mos u mërzit.
Se më duket se dhe i vdekur s’do gjej qetësi”, tha Rama, ndërsa ndodhej në familjen e Meçajt për ngushëllim.
Gjatë vizitës, Ramës i ra në sy vathi që mbante djali i shtëpisë, dhe shkëmbeu disa batuta me të.
Rama: Unë e hoqa vathin kur më vdiq baba. Isha në Paris, kisha shumë marrëdhënie të afërt, duhet të nisesha të nesërmen se s’kishte avion. Kam ndenj nga stresi disa orë, kam heq mjekrën, hoqa vathin dhe u bëra kështu si ai, normal.
Se atëherë quhesha jo normal, dhe erdha për varrimi. Dhe po atë ditë u bëra ministër, dhe ishte koincidencë e paparë, atëherë e hoqa vathin.
Djali i familjes Gjana: S’më ka thënë ndonjëherë plaka gjë për vathin, çdo gjë që më pëlqente, ok thoshte, vetëm bëji me mend
Rama: Hajde se do vijë dita, nuk është puna e të tjerëve çfarë vesh e çfarë mban ti, është puna jote se mua më thonë pse me atë xhup, hiq xhupin se je bërë si prift.