Edlira Shehu, ish-Sekretare në Gjykatën Administrative të Vlorës, është ndaluar nga policia pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën.
Policia thotë se 43-vjeçarja, banuese në Tiranë, u ndalua me urdhër të prokurorit për veprat penale të zhdukje ose humbje e fashikullit dhe shpërdorim detyre.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se përgjatë periudhës kohore Dhjetor 2018 – Nëntor 2019, kur 43-vjeçarja ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.