Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka dhuruar 1 milion euro për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, do të ndërtojë vetë banesa për ata që mbetën pa çati në kokë.
Pacolli nuk është vonuar dhe ka bërë gati me shpejtësi projektin i ndërtesave që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë.
“Të dashur miqtë e mi,
Me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë. Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët pregaditore dhe projektuese”, njofton Pacolli në Facebook.