Bota Zgjedhjet e fundit britanike, myslimanët arrijnë një sukses historik

Zgjedhjet e fundit britanike, myslimanët arrijnë një sukses historik

Rezultatet e zgjedhjeve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar kanë sjellë një lajm të mirë për myslimanët në vend, pasi këta të fundit kanë arritur sukses historik duke rritur numrin e vendeve të fituara. Tashmë, deputetët myslimanë kanë 18 vende në Parlament, ose tre më shumë se zgjedhjet e 2017-ës.

70 kandidatë myslimanë morën pjesë në garën zgjedhore, një numër dukshëm më i lartë se 44 kandidatët në zgjedhjet e vitit 2017.

Pritej që myslimanët të mund të fitonin 22 vende, por humbja e madhe e pësuar nga Partia Laburiste pengoi një rezultat të tillë.

Laburistët bënë një rekomandim që 33 përfaqësues muslimanë të garojnë në zgjedhje.

Partia Konservatore, nga ana tjetër, rriti numrin e kandidatëve të saj myslimanë në 22, dhe, për dallim nga Laburistët, vendet që konsideroheshin pothuajse të vendosura në favor të Konservatorëve, nuk i kalonin 5.

Kur bëhet fjalë për Partinë Liberale Demokratike, e cila kurrë më parë nuk ka paraqitur asnjë kandidat mysliman, gjatë zgjedhjeve të fundit ajo dha miratimin për 17 myslimanë për të kandiduar, por për shkak të rezultateve të dobëta në nivel partie, nuk mundi që asnjë prej tyre të hyjë në Parlament.

Partia e Laburiste do të përfaqësohet në Parlament nga 14 ligjvënës myslimanë, duke përfshirë tre anëtarë të rinj, ndërsa katër vende do t’u takojnë muslimanëve nga Partia Konservatore.

Sipas listës së rajoneve ku kanë fituar kandidatët myslimanë, mund të theksohet se ata janë të përqendruar kryesisht në Londër dhe Birmingham, ky i fundit i njohur për popullsinë e madhe myslimane.

Kamel Hawwash, një profesor në Universitetin e Birminghamit, e përshkruan rritjen e përfaqësimit të myslimanëve si “pozitiv dhe inkurajues”.

Sipas tij, një rezultat i tillë flet për hapjen e partive britanike për “përfaqësim më të madh të pakicave, përfshirë atë myslimane”.

Ai mendon dhe thotë se “votuesi britanik rrëzoi pengesën psikologjike për t’u përfaqësuar nga një deputet mysliman”.

Hawwash, një anëtar i Partisë Laburiste, vuri në dukje se rritja e numrit të deputetëve myslimanë përfundimisht do të çojë në një rritje të numrit të votave që mbrojnë çështjet myslimane.