Presidenti Ilir Meta ka postuar në Facebook spotin e dytë në mbrojtje të “Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese”, siç e quan ai.
“Kryetari i KED, zero kompetencë në Kushtetutë. Kryetari i KED është vetëm një përcjellës i vendimeve të këtij institucioni. Detyra më e rëndësishme e kryetarit të KED është publikimi i vendimeve të KED në faqen e Gjykatës së Lartë. Pikërisht këtë detyrë, kryetari i KED nuk e ka bërë që nga 15 janari i këtij viti”, shkruhet ndër të tjera në këtë video.