Bota “El Clasico” dhe protestë, policia përleshet me mbështetësit e pavarësisë

“El Clasico” dhe protestë, policia përleshet me mbështetësit e pavarësisë

Ashtu siç edhe pritej, momente tensioni janë përjetuar të mërkurën në mbrëmje në rrugët e Barcelonës, ndërsa luhej përballja me rivalët e përjetshëm të Real Madrid, ku mbështetësit e pavarësisë së Katalonjës u përleshën ashpër me forcat e policisë.

Si pasojë e këtyre përleshjeve mbi 40 persona u plagosën dhe dhjetëra të tjerë u arrestuan. Protestuesit i vunë zjarrin barrikadave shumë pranë stadiumit “Camp Nou” dhe shkatërruan një fugon të policisë.

Qetësia u kthye vetëm pas përfundimit të ndeshjes, e cila u mbyll me rezultatin 0-0. Policia bllokoi daljet në jug të stadiumit dhe i drejtoi tifozët të largohen nga struktura përmes portave veriore për motive sigurie.

Pjesën e dytë, ndeshja mes Realit dhe Barcelonës u ndërpre për disa minuta pasi tifozët hodhën në fushën e lojës disa topa dhe shpalosën