Sport Ronaldo, si fluturove aq lart? Alieni ka një tjetër rekord

Ronaldo, si fluturove aq lart? Alieni ka një tjetër rekord

Një Cristiano Ronaldo për rekord, ose thuajse. Madje në çdo sport për alieni që bën portugezi i Juventus. Kërcimi me kokë që pesë herë fituesi i “Topit të Artë” realizoi në momentin e golit të fitores për bardhezinjtë ndaj Sampdorias, ishte në kuotën e lartësisë 2.56 metra.

Në fakt ky është kërcimi i dytë më i lartë në historinë personale të portugezit. Në fakt, kërcimi i tij që vendosi rekordin daton më 13 shkurt 2013, kur një fluturim në lartësinë 2.93 metra përfundoi me CR7 që shënoi golin e 1-1 në Champions League me fanellën e Real Madrid, kundër Manchester United.

Ndërkohë, me golin e shënuar dje, Ronaldo ka qenë sportisti që ka marrë tërë vëmendjen e botës, dhe jo vetëm asaj sportive. Disa e cilësojnë si jashtëtokësor, dhe disa nuk harrojnë të vënë në dukje se Messi nuk mund ta bëjë kurrë diçka të tillë.