Jemi në ditët e fundit të vitit 2019 dhe me siguri të gjithë keni nisur të bëni një listë me gjërat më të rëndësishme që ju ndodhën.
Epo këtë gjë ka bërë edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora.
Këngëtarja ka zgjedhur që ditët e fundit të vitit t’i kalojë në një vend të ngrohtë në plazh dhe nga aty na tregon si ka qenë ky vit për të.
“Pushimet fillojnë tani. Viti 2019 … ka qenë … i ngarkuar … një film Oliver Twist (mezi pres që të gjithë ta shohin vitin e ardhshëm!) Një turne botëror, një shfaqje televizive, 5 fushata, disa kopertina për revista, 4 video muzikore, duke u përgatitur për 2020 … lançova ‘tequilan’ time @prosperotequila e cila u rendit në top 10, vitin e parë!! (numër 7) hmmmm çfarë tjetër? Do të vijë tek unë, është vonë dhe jam lodhur ndërsa po e postoj këtë, por ju dua… Unë jam mirënjohëse dhe gati për vitin 2020”, shkruan Rita në një foto e veshur me bikini.
Kujtojmë se vitin 2020 Rita do e presë edhe me një ndryshim në look.
Këngëtarja pak ditë më parë preu flokët dhe me modelin e ri duket ‘cool’.