Bota Shkarkimi, Trump në sulm: E çmendura Nancy nuk ka prova

Shkarkimi, Trump në sulm: E çmendura Nancy nuk ka prova

Pas shtyrjes se procesit të dërgimit për votë në Senat të dy akuzave ndaj Presidentit Donald Trump nga ana e republikanëve, ky i fundit fajëson kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve për këtë hap.

“Kjo nuk është e drejtë”, tha Trump, duke e cilësuar edhe një herë veprimin si një blof për mungesë provash ndaj tij.

Me këtë gjest, vijoi Presidenti, ata po dhunojnë Kushtetutën e SHBA-be dhe fajin kryesor e ka “e çmendura Nancy”, e quan ai.

Më datë 18 dhjetor, demokratët votuan në dhomën e përfaqësuesve dy akuzat ndaj Trump për shpërdorim të detyrës dhe mosbashkëpunim me Kongresin. Por Pelosi njoftoi që atë ditë se votimi për shkarkimin e tij në Senat do të bëhej në muajin janar, një gjest shumë i kritikuar nga republikanët e Trump, të cilët zotërojnë shumicën e vendeve.

Shkarkimi i tij, me gjasë, nuk do të bëhet pasi për një hap të tillë nevojiten edhe 20 vota mes republikanëve që demokratët të krijojnë 2/3, aq sa nevojitet për largimin nga zyra të Presidentit.