Shteti Islamik po riorganizohet në Irak, dy vite pasi humbi territorin e fundit që kontrollonte në këtë vend. Paralajmërimi vjen nga zyrtarët të inteligjencës kurde dhe perëndimore, të cilët thonë për BBC se sulmet e Shtetit Islamik po rriten.
Sipas Lahur Talabany, zyrtar i lartë kurd i antiterrorizmit, militantët janë tani më të aftë e më të rrezikshëm se Al Kaeda.
“Ata kanë teknika më të mira dhe kanë më shumë para në dispozicion. Janë në gjendje të blejnë automjete, armë, ushqime dhe pajisje. Po vëmë re se aktivitetet e grupit po rriten dhe ne mendojmë se faza e rindërtimit nga përfunduar”, thotë Talabany.
Sipas shefit veteran të inteligjencës, drejtues i një prej dy agjencive të zbulimit në Kurdistanin irakian tani po lind një tjetër lloj ISIS, i cili nuk kërkon më të kontrollojë territore për që vepron në mënyrë të nëndheshme.
Ai paralajmëron se organizata terroriste mund të ushqehet nga trazirat ne kryeqytetin e Irakut, Bagdadin. Një raport i forcave ushtarake të rajonit të Kurdistanit, radhët e ISIS në zonë janë shtuar me gati 100 luftëtarë të cilët kanë kaluar kufirin nga Siria.
Zyrtarë të shërbimeve sekretë besojnë se Shteti Islamik numëron rreth 10 mijë anëtarë në Irak, gjysma nga të cilët janë luftëtarë ndërsa të tjerët celula të fjetura e simpatizantëve.
Edhe komandanti i lartë ushtarak amerikan në Irak, Gjeneral William Seely thotë se ISIS po përpiqet të ringrihet, e megjithatë grupi po përballet mënjë reagim më të fortë nga forcat e sigurisë kurde dhe irakiane, që sipas tij tani janë më të mirë trajnuara.