Franca ka bllokuar eksportin e një kryevepre italiane të humbur shumë kohë më parë, e cila u gjet në kuzhinën e një gruaje të moshuar dhe u shit për gati 24.2 milion Euro (26.8 milion dollarë) në ankand në fillim të këtij viti.
Zbulimi i jashtëzakonshëm i “Christ Mocked”, nga piktori i famshëm Fiorentine Cimabue, u përshëndet nga Franca e Italia në fillim të këtij viti.
Por qeveria franceze ka vendosur ndalimin e eksportit të saj, duke i dhënë statusin pikturës “thesar kombëtar”.
Qeveria franceze tanimë synon të mbledhë fonde, dhe ta blejë atë, ndërsa dëshiron që ajo të ekspozohet në muzeun e Luvrit, krahas veprave të tjera të artistit.
Cimabue është pseudonimi i artistit Cenni di Pepo, i lindur në Firence rreth vitit 1240. Ai dihet që ka qenë zbuluesi dhe mjeshtri i Giotto, i konsideruar gjerësisht si një nga artistët më të mëdhenj të epokës së para-Rilindjes.
“Ka vetëm 11 nga pikturat e tij në botë, ato janë të rralla”, thanë autoritetet atje.
E moshuara, që mbante pikturën në shtëpi nuk e dinte nga kishte ardhur ajo.