Aktualitet Digjet 100 metra larg policisë, makina e shefit të paraburgimit të Bradasheshit

Digjet 100 metra larg policisë, makina e shefit të paraburgimit të Bradasheshit

Shefit të policisë në paraburgimin e Bradasheshit, Krenar Kasi, i është djegur mbrëmjen e sotme automjeti.

Makina tip “Benz ML” me targë AA 131 IX, që ka qenë e parkuar 100 metra nga drejtoria e policisë së Elbasanit, pranë ish-gjykatës në momentin kur është përfshirë nga zjarri.

Dyshimet paraprake janë se djegia ka  qenë e qëllimshme dhe ka lidhje me detyrën që Kasi ka mbajtur më herët pasi ka qenë shef i sektorit të narkotikëve.

Krenar Kasi disa vite më parë ka qenë shefi i sektorit të narkotikëve në drejtorinë e policisë së Elbasanit, më pas shef i policisë në burgun e Peqinit dhe së fundmi, shef i policisë në paraburgimin e Bradasheshit në Elbasan.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen e sotme, ndërsa ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve ku ka qenë parkuar makina për të shkuar në gjurmët e autorëve.