Sport Historia e Firminos, si u zbulua nga ish-futbollisti i Vllaznisë

Historia e Firminos, si u zbulua nga ish-futbollisti i Vllaznisë

Deri në këtë pikë të sezonit ai ka shënuar 8 gola, është një nga lojtarët më të mirë në Evropë dhe rreth pas disa muajsh mund të fitojë trofeun e Premier League. Aktivizohet me Liverpool, është brazilian dhe nëse nuk do të ishte për formën e jashtëzakonshme të Mohamed Salah, ai ndoshta do të ishte një nga lojtarët më të ndjekur në botë.

Sigurisht që po flasim për Roberto Firmino, numri 9 i Reds që së bashku me Mané dhe Salah po e tërheqin ekipin drejt një objektivi aq shumë të pritur. Kontributi i tij në dhomën e zhveshjes të Liverpool dhe rëndësia e tij në mekanizmat e lojës së Klopp janë komponentë jetikë për synimet e klubit anglez. Firmino megjithatë, ndryshe nga të tjerët, ka dalë nga hiçi. Ose më mirë, nëse tani sulmuesi brazilian vlerësohet më shumë se 90 milionë euro, merita i takon pothuajse tërësisht ekipit të vëzhguesve të skuadrës gjermane të Hoffenheim, ekipi që e zbuloi atë dhe i dha mundësinë për të provuar vlerat e tij në një skenë shumë të rëndësishme, siç është Bundesliga.

“Në vitin 2011 Roberto luante për Figueirense dhe nëse nuk do të ishte për Football Manager (lojë shumë e famshme), nuk do ta dinim kurrë se kush ishte ai. E zbuluam atë në lojë, për të cilën unë dhe një koleg imi ishim të apasionuar dhe kështu, pasi e vëzhguam për një kohë të gjatë, u paraqitëm tek klubi brazilian me një ofertë prej 4 milionë eurosh. Pjesa tjetër, dihet.”

Po, e keni lexuar saktë. Firmino për suksesin e tij i detyrohet Football Manager dhe vizionit të Lutz Pfannenstiel, vëzhguesit gjerman i cili ishte i pari që besoi tek braziliani.

Pakkush e mban mend që Lutz Pfannenstiel në vitin 2006 ka luajtur për Vllazninë, si kërkesë e trajnerit gjerman Ulrich Schulze, ndonëse ku u aktivizua pak muaj. Pfannenstiel luajti deri në moshën 44-vjeçare, duke u aktivizuar për 25 ekipe, duke luajtur në çdo kontinent. Një rekord botëror.