Kuriozitete Shpërthim magnetik në Diell që nuk është parë kurrë më parë

Shpërthim magnetik në Diell që nuk është parë kurrë më parë

Një shpërthim magnetik i paparë deri tani dhe i parashikuar vetëm nga studime teorike, është verifikuar në pjesën e jashtme të atmosferës së Diellit nga teleskopi hapësinor ”Solar Dynamics Observatory” i NASA-s.

Fenomeni, i njohur si rivendosje magnetike e induktuar, u nxit nga një shpërthim i Diellit.

Zbulimi, i botuar në revistën ”Astrophysics”, më në fund mund të shpjegojë disa mistere të kores diellore duke na ndihmuar të kuptojmë më mirë motin e hapësirës dhe efektet e tij në Tokë.

Deri tani, në fakt, është dokumentuar vetëm lidhja magnetike spontane, një fenomen që ndodh kur dy linja të fushës magnetike prishen dhe lidhen me njëri-tjetrin duke lëshuar sasi të mëdha të energjisë.