As Juventusi e as Manchester United, por Borussia e Dortmundit. Befason talenti i madh i futbollit europian, Erling Haaland, me zgjidhjen e tij. Ka firmosur me Borussian e Dortmundit deri në vitin 2024, duke lënë “thatë” “Djajtë e Kuq” dhe veçanërisht bardhezinjtë, me mediet italiane që thuajse e zyrtarizuan te “Zonja e Vjetër” pak ditë më parë.
Njoftimi zyrtar më blerjen e Haaland e bëri klubi verdhezi, që ka shpenzuar 20 milionë euro në arkat e Salzburgut, në Austri. Në fakt, kjo ishte klauzola e largimit që kishte 19-vjeçari në kontratë për këtë periudhë merkatoje.
Një goditje vërtet surprizë e Dortmundit, që u treguan të zotë për të bindur futbollistin e datëlindjes 2000 që të firmoste me të.
Haaland gjatë këtij sezoni ka arritur të 22 gola në 22 takime, 8 madje në Champions League, kompeticion në të cilin do të vijojë të luajë edhe si verdhezi.