Politika Librazhd/ Shtëpi e re për 94-vjeçaren dhe e familjen e saj nga...

Librazhd/ Shtëpi e re për 94-vjeçaren dhe e familjen e saj nga fshati Spathar

Këto ditë festash e kanë gjetur 94-vjeçaren dhe familjen e saj në fshatin Spathar të Librazhdit me gëzimin e një shtëpie të re, të ndërtuar nga e para me kushte dinjitoze të banimit.

Falë iniciativës dhe angazhimit të Taulant Ballës, një dritë e re shprese ka lindur në familjen e nënë Bejazes, shtëpia e së cilës ishte shkatërruar.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëkohësisht deputet i qarkut Elbasan dhe kryetari i bashkisë Librazhd, Kastriot Gurra, ishin sot në banesën e re të nënë Bejazes, e cila u ndërtua falë solidaritetit qytetar.

Balla falënderoi të gjithë banorët e Spatharit, të cilët kanë qenë shumë kërkues për familjet në nevojë.

“Një dritë e re shprese ka lindur në familjen e nënë Bejazes, shtëpia e së cilës ishte shkatërruar, por tashmë është rindërtuar plotësisht.

Këto ditë festash e kanë gjetur 94-vjeçaren dhe familjen e saj me gëzimin e një shtëpie të re, të ndërtuar nga e para me kushte dinjitoze të banimit”, shkruan Balla në Facebook.