“2019 do të jetë një vit që promovon ndryshime radikale, dështime.” Thënë kjo nga Paul Fox, i cili për ‘Corriere della Sera’ përshkruan vitin që vjen me anë të yjeve.
Për Shigjetarin do të jetë një vit interesant. Ata nuk e lejojnë veten të bien poshtë dhe mendohen dy herë përpara se të veprojnë.
Gjithashtu dhe Luani e Peshqit, do të kenë një vit të mirë, sidomos nga ana emocionale dhe familjare.
Gaforret do të përballen me vështirësi këtë vit, duke pasur parasysh pozicionin e Saturnit. Por gjëja më e mirë që do t’i ndodhë Gaforres këtë vit është fillimi i një biznesi apo një blerje të rëndësishme, e cila do të sjellë mbarësi e do të jetë vendimtare.
Shumë njerëz janë skeptikë për vërtetësinë e horoskopit, madje dhe vetë astrologu i famshëm fillimisht e ka mohuar atë dhe ka luftuar për ta “shkatërruar”.
Horoskopi ju udhëzon vetëm për tendencat e mundshme, ndaj këtë vit e keni vetë në dorë të ndryshoni për mirë duke lënë pas gabimet e vitit të kaluar.