Në qendër të qytetit të Rrëshenit është vrarë me armë zjarri 47-vjeçari Kastriot Reçi.
Ai është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar përpara lokalit të tij.
Reçi është pronar i një televizioni lokal në Lezhë. Janë ende të paqarta motivet, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie.
Në hyrje–daljet e qytetit janë ngritur postblloqe policie në përpjekje për të ndalur autorët.
Dy vite më parë viktimës i kanë vrarë vëllain në një atentat në Romë të Italisë.