Nga Aurenc Bebja*, Francë
“Le Temps” ka botuar, të enjten e 18 qershorit 1914, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me cilësitë (aftësitë) e Ahmet Zogut, kur ai ishte vetëm një 19 vjeçar, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Ahmet beu në Tiranë
Vjenë, 17 qershor.
Sipas një shkrese që na ka ardhur këtu, Ahmet bej Mati, i cili marshoi me 1.500 ushtarë kundër Tiranës, mori drejtimin e këtij qyteti në emër të princit të Shqipërisë.
Ahmet bej Mati është një ndër personalitetet më të vlerësuara në Shqipërinë qendrore, mysliman dhe armik i betuar i Esat Pashës.
Pasi hyrjes së tij në qytet, shumë prej kryengritësve të çarmatosur e deklaruan veten në favor të princit.
Ahmet bej Mati i kërkoi princit të akordonte një amnisti.
*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania