Kur nuk është agjente e futbollit për burrin e saj, mund të kthehet në “rrezik”. Shkak janë pozat para kamerës.
Bëhet fjalë për Wanda Nara-n, modelen e famshme dhe bashkëshorten e sulmuesit Mauro Icardi. Ajo ka pranuar se publikon foto seksi për të gëzuar ndjekësit e saj në Instagram. Por ndryshe nga herët e tjera, Nara së fundmi ka hedhur një foto nudo, duke i lënë pak vend imagjinatës.
Duke folur për Corriere dello Sport, ajo është shprehur se nuk i kushton rëndësi sasisë së postimeve që hedh në rrjetet sociale, por cilësisë.
“Me fotot e mia seksi u jap një moment të bukur shumë njerëzve, sidomos atyre që për momentin nuk janë shumë të lumtur. Shumë më komentojnë dhe janë shumë të këndshëm me mua”, është shprehur Nara, e cila në Instagram numëron 6 milionë ndjekës.
Përpara fotos nudo, 33-vjeçarja kishte postuar një foto me bikini. Modelja zbuloi pak kohë më parë detaje interesante të jetës së saj personale duke theksuar se bashkëshorti i saj ndjek rregulla strikte dhe nuk kryen seks përpara ndeshjes. 33-vjeçarja shtoi se nëse Icardi humb një ndeshje ndihet i dëshpëruar dhe “as që nuk ia hedh sytë”.
Icardi dhe Nara u lidhën pasi modelja u nda nga ish-shoku i skuadrës së 26-vjeçarit, kur luante te Sampdoria, Maxi Lopez.
Ajo u martua me Icardi-n vetëm pesë muaj pas ndarjes me Lopez në 2013-n. Ajo ka 3 djem më burrin e parë, ndërsa nga lidhja me Icardi-n ka 2 vajza.