Aktualitet Paskuqan/ 34-vjeçari vret kunatën pas konfliktit në familje

Paskuqan/ 34-vjeçari vret kunatën pas konfliktit në familje

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në mesnatë rreth orës 23:40 në zonën e Paskuqanit në Tiranë.

34-vjeçari Eredet Çapoku ka vrarë kunatën e tij Enkeleda Çapoku 30 vjeç duke e goditur me sende të forta. Sipas policisë, 30-vjeçarja u godit barbarisht me shkop druri dhe ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda që kishte pësuar. Krimi ndodhi pas një konflikti mes saj dhe kunatit, ku të pranishëm ishin edhe familjarë të tjerë të viktimës.

Pasi vrau kunatën, autori u largua me shpejtësi. Ai është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës. Uniformat blu shkuan menjëherë në vendngjarje sapo u sinjalizuan për krimin e rëndë.

Grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur motivet dhe dinamikën e plotë të vrasjes.

Ndërkohë, do të merren në pyetje edhe familjarët që ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje të rëndë.