Politika Basha: I shemburi i madh i 26 nëntorit, është shteti i Edi...

Basha: I shemburi i madh i 26 nëntorit, është shteti i Edi Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se edhe pse kanë kaluar gati dy muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, Qeveria nuk ka bërë asgjë për lehtësimin e gjendjes së të prekurve.

“Nuk kemi një bilanc të tërmeti, çdo gjë ishte shfaqje, çdo gjë u bë për të mbuluar dështime. Ka vetëm a propagandë, fotografi dhe asgjë për njerëzit në nevojë”, tha Basha.

“Mbi 90% e atyre që nuk ka mundësi të rikthehen në banesa janë më keq se para një jave. Mediat janë pranë tyre, kanë treguar kushtet e këqija. Duhet të presim ne paratë e Turqisë që të nxjerrim njerëzit nga mjerimi. Kjo bëhet sepse nuk duan që të preken paratë e oligarkëve. Njerëzit po ngrijnë jashtë. Shteti është inekzistent, është lakuriq, i shemburi i madh i 26 nëntorit është shteti i Edi Ramës”.

Sipas Bashës, pasojat për ekonominë e Durrësit, por edhe gjithë Shqipërisë, do të jenë të mëdha. “Rezervimet për në Durrës për verën e ardhshme janë në pikiatë. Më shumë se gjysma janë anuluar”, shtoi ai.