Extra Pse politikanët vendosin të lënë mjekër?

Pse politikanët vendosin të lënë mjekër?

Vendimi i kryeministrit Edi Rama për të rritur mjekrën ka ngjallur pak habi në opinionin publik shqiptar. Madje u tha se kërkon që të duket me mjekër të bardhë si Ismail Qemali. Por Rama është as i pari dhe i as fundit politikan që vendos të lërë mjekër në këto kohë.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau është rikthyer nga pushimet e tij të dimrit me një mjekër. Fotoja me mjekër e kryeministrit u publikua nga fotografi i tij zyrtar, duke iu bashkuar kështu një listë të gjatë politikanësh që kanë vendosur të mbajnë mjekër, përfshirë këtu edhe kreun e qeverisë shqiptare.

Politikanët me mjekër janë mjaft të rrallë në politikën moderne. Trudeau habiti mbarë Kanadanë, pasi gjatë gjithë karrierës së gjatë politike, kryeministri i majtë nuk ishte parë kurrë me mjekër.

Në disa pjesë të botës, mjekra apo mustaqet mund të tregojnë shumë më tepër sesa stili personal. Mbajtja ose jo e mjekrës nga politikanët është kthyer për shembull në një diskutim kombëtar në Egjipt, një komb me tradita të përhershme laike, ku mjekrat shihet si simbol i islamizmit.

Në SHBA, mbajtja e mjekrës nga politikanët ka rezultuar të jetë një kthesë politike, duke çuar në rritje e mbështetjes publike. Po ashtu për dekada të tëra, mjekra është parë si një lloj ngushëllimi dhe strehimi për politikanët e mposhtur.

Ish-kandidati presidencial i SHBA Al Gore u rishfaq në 2001 pas humbjes së hidhur së zgjedhjeve me një mjekër të plotë. Madje disa nga analistët më seriozë në SHBA e quajtën me ironi “mjekroshi në mërgim”.

Por ai që solli  në revolucion në SHBA ishte ish-kryetari i Dhomës Përfaqësuesi Paul Ryan në vitin 2015, duke u bërë kryetari i parë që kishte mjekër në pothuajse 100 vjet.

Vendimi i tij për të mbajtur mjekër shkaktoi tronditje në opinionin publik amerikan. Vetëm rreth 5% e anëtarëve të Kongresit amerikan kishin mjekër ose mustaqe në atë kohë.

Ted Cruz

Nga ana tjetër, kryeministri i Indisë, Narendra Modi është i njohur për mjekrën e tij të veçantë dhe 18 nga 58 ministrat në Kabinetin e tij të ri kishin mjekër. Në Mbretërinë e Bashkuar, kur Margaret Thatcher ishte kryeministre, e bëri të qartë se nuk do të pranonte kurrë në kabinetin e saj një ministër me mjekër.

Por kohët e fundit, kreu i Laburistëve, Jeremy Corbyn ishte politikani i parë me mjekër që drejtonte një parti politike britanike që nga viti 1908.

Në Kanada, tre liderët e fundit të partisë Demokracia e Re kanë pasur mjekër, duke përfshirë udhëheqësin aktual Jagmeet Singh, një besimtar shiit i cili vesh edhe një çallmë si pjesë e besimit të tij.

Megjithatë, paraardhësi i zotit Singh, Thomas Mulcair, u përball me thirrje për të rruar mjekrën kur mori drejtimin e partisë, siç raportohet nga “Globe”. Kryeministri i fundit kanadez që mbajti mjekër ishte Sir Robert Borden, në fillim të Shekullit 20.

Nuk është e qartë nëse mjekra e Trudeau do të bëhet e përhershme apo nëse do të rruajë para se deputetët të kthehen në Otava në fund të janarit.

“Është një pamje që tregon se një politikan është burrë shteti,” thotë Lynne Mackau, një konsulente imazh që ka punuar me shumë politikanë kanadezë, megjithëse jo Trudeaun. “Mjekra është një element që tregon pjekuri”, shton ajo.

Kryeministri 48-vjeçar erdhi për herë të parë në pushtet në 2015 si një fytyrë e freskët në politikën federale kanadeze dhe në skenën botërore. Pas një seri krizash politike dhe skandale, ai u përball me një betejë të ashpër për rizgjedhjen e tij. Trudeau arrit të mbante pushtetin, por humbi shumicën e vendeve në Dhomën e Komunëve.

“Ai nuk duket aq i ri me këtë mjekër”, tha zonja Mackay. “Ai duket më shumë si një burrë shteti me përvojë”. Si një konsulente në botën e biznesit në vitet 1980, ajo tha se një fytyrë e rruar është një element që tregon integritet.