Protestat në Iran janë përshkallëzuar pasi autoritetet morën përsipër përgjegjësinë për rrëzimin e avionit ukrainas. Mediat vendase raportojnë se protestuesit e zemëruar kanë kërkuar rrëzimin e regjimin iranian, duke e quajtur gënjeshtare.
“Komandant i Përgjithshëm, jepni dorëheqjen“, ishin thirrjet e familjarëve të viktimave që humbën jetën nga rrëzimi i avionit, drejtuar liderit suprem Ali Kamenei.
Dëshmitarët thanë se policia përdori shkopinj dhe plumba manovër kundër demonstruesve, në disa raste duke u treguar edhe armët dhe duke i kërcënuar se do t’i vrisnin.
Nuk ka munguar edhe reagimi i presidentit amerikan Donald Trump, i cili shkroi në Twitter se Teherani duhet t’i lejojë grupet e të drejtave të njeriut të monitorojnë dhe raportojnë fakte të vërteta lidhur me protestat e vazhdueshme nga populli iranian.
“Nuk mund të ketë një masakër tjetër ndaj demonstruesve paqësore dhe as mbyllje të internetit. Bota po iu shikon”, vijoi mesazhin Trump.
Situata u përkeqësua pas arrestimit të ambasadorit britanik në Iran, Rob Mekeir. Ai u prangos për nxitje të protestave dhe u la i lirë pas disa orësh. Gjatë marrjes në pyetje, ambasadori britanik është cituar të ketë thënë se nuk kishte marrje pjesë në asnjë protestë.