Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e kanë kryer pjesën e tyre të detyrimeve dhe tani i takon palës evropiane të përmbushë premtimin, deklaroi presidentja e Komisionit Eropian Ursula Von der Leyen në Parlamentin Europian.
Sipas saj, muajt e ardhshëm janë vendimtarë. “Është veçanërisht e rëndësishme që të ruhet momentumi në Ballkanin Perëndimor përpara se të mbahet Samiti i Zagrebit, nëse duam që ky samit të jetë i suksesshëm. Duhet t’i kryejmë detyrat tona, tani”, ishin fjalët e Von der Leyen.