Extra Mbajti premtimin për t’i ndërtuar shtëpi të prekurve nga tërmeti, Rita Ora...

Mbajti premtimin për t’i ndërtuar shtëpi të prekurve nga tërmeti, Rita Ora ka një mesazh për të dhënë

Rita Ora ishte një ndër personazhet e njohur të ekranit që vendosi të ndihmoj shqiptarët pas tërmetit shkatërrues.

Ajo vendosi të japë një kontribut, duke ndërtuar shtëpinë e një familjeje të prekur.

Rita zgjodhi familjen Sala duke ju ndërtuar një shtëpi nga e para dhe në kohë rekord shtëpia ka përfunduar.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka shkuar t’u japë çelësin familjarëve.

Pas ndërtimit të shtëpisë, edhe Rita ka reaguar në llogarinë e saj në Instagram, duke dhënë një mesazh falenderimi për ata që ndihmuan.

“Shtëpitë që ndërtova me skuadrën po vijnë më në fund në jetë! Falemiderit të gjithëve atyre që ndihmuan për ta bërë këtë realitet”- shkruan Rita krahas fotos, duke rikujtuar edhe njëherë në hashtag se ajo është Ambasadore e Kosovës dhe po bën ç’të mundet për vendin e origjinës së saj.