Në programin “Rudina” në Tv Klan, moderatorja dhe aktorja e humorit Rudina Dembacaj ka rrëfyer për historinë e re të dashurisë me Mark Frrokun. Ajo shprehet se është totalisht e dashuruar me të dhe janë duke menduar edhe të martohen. Ata e konsiderojnë fat që janë me njëri-tjetrin.
“Ne po shijojmë dashurinë, po na ha kohë dhe biznesi dhe për fatin tim të mirë, edhe Marku më quan fat dhe unë e quaj fat. Njerëzit e njohin si Mark Frroku i mediave, unë dashuroj Markun dhe sigurisht që do martohemi”.
Tek Marku, Rudina ka gjetur vetitë e burrërisë që ka babai i saj, ndërsa tek familja e tij, traditën familjare me të cilën është rritur.
“Marku është verior dhe tek ai kam gjetur gjithë vetitë e burrnisë që ka babi im, tek familja e Markut kam gjetur traditën familjare me të cilin jam rritur. Kam gjetur një shok shumë të mirë me të cilin bëj shumë humor, qesh pafund. Një partner mbështetës në çdo ide, më pëlqen totalisht, çfarë të them unë? Jam kokë e këmbë tani“.
“Nuk shkel më askund, është i fundit emision që dal”
Në fillim të intervistës, ajo u shpreh se emisioni “Rudina” është i fundit emision që do dalë, sepse ka vendosur që për një periudhë goxha të gjatë kohe të mos japë më intervista.
“Nuk shkel më askund, është i fundit emision që do dal për një periudhë goxha të gjatë kohe. Jam e impenjuar, sepse kam emisionin tim ku mund të them çfarë të dua, sigurisht ajo është ana ime profesionale dhe unë nuk e ngatërroj me privaten”.
Në lidhje me komentet pas ndarjes dhe arsyen pse i bllokoi ato në Instagram, Dembacaj u shpreh: “Në momentin që vendosa që të kem jetën time, si çdo njeri në këtë vend dhe në këtë botë, vendimet për të ardhmen time më takojnë vetëm mua dhe të them të drejtën nuk jam fare e interesuar për komentet e njerëzve. Sepse ka një lloj manie për të sulmuar për kot, pa më njohur, pa ditur fare çfarë bëj unë, çfarë zgjedhje kam bërë. Dhe duke qenë kjo lloj tendence për të nxjerrë më të keqen e tyre, apo mosrealizimet e gjithësecilit që ndodhin në jetë, këta i shfryjnë nëpër komente, prandaj i bllokova, se nuk më ka interesuar komenti i askujt“.