Policia greke ka shkatërruar një rrjet ndërkombëtar të lëndëve narkotike, i cili sipas mediave greke, transportonte kokainë nga vendet e Karaibeve në Europë.
Një sasi prej 1,18 tonë kokainë është sekuestruar në Athinë ditën e premte, ndërsa janë vënë në pranga edhe 8 persona, shumica prej të cilëve shtetas shqiptarë.
Droga u gjet e fshehur në një kompleks apartamentesh të dhënë me qira në Aitoloakarnania, ndërsa në këtë operacion policia greke ka pasur bashkëpunim edhe me DEA-n amerikane.