Bota Ministri i Jashtëm i Finlandës: Brexit mund t’i sjellë përfitime Europës

Ministri i Jashtëm i Finlandës: Brexit mund t’i sjellë përfitime Europës

Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekko Haavisto deklaron se, kriza mbi Brexit mund të sjellë përfitime për Bashkimin Europian, pasi mund të bashkojë vendet e bllokut.

Duke folur për Euronews në Forumin Botëror Ekonomik në Davos, ai u shpreh se vendet e tjera po shohin problemet me të cilat po përballet Britania e Madhe dhe ka nxitur mbështetje për vendet anëtare.

“Ajo që Brexit aktualisht ka sjellë është më shumë përkrahje për anëtarët e BE-së”, tha Haavisto. “Ato shohin se sa e vështirë është që të dalësh dhe sa diskutime nevojiten nëse do të duhet të dalin nga BE, kështu që ndoshta është më mirë që të qëndrojnë.”

Ka pasur dyshime se, largimi i Britanisë nga BE mund të sillte një valë largimesh nga të vendeve të tjera anëtare, por Haavisto këmbëngul se BE ka gjithnjë një rrugë për t’u bërë ballë këtyre krizave të vazhdueshme.

“Besoj se Europa është shumë e aftë kur vjen puna te mbijetesa”, thotë Haavisto. “Kemi menduar disa herë se ka ardhur fundi, por më pas ka ndodhur diçka duke na bërë më të suksesshëm.”